Elita Rudi realizon fotosesion të veçantë në muajt e fundit të shtatzënisë
18:38 / 02 Shkurt 2019

Moderatorja e njohur Elita Rudi, pritet që së shpejti të bëhet nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, do të bëhen prindër për herë të parë.

Elita është duke i shijuar në maksimum muajt e fundit të shtatzënisë, teksa së fundmi ka realizuar një fotosesion të veçantë.

Elita ka vendosur që në fotografitë e reja të tregojë komplet barkun e rrumbullakosur, ndërsa ka pozuar me bikini në një prej imazheve.

Në fotografi, prezantuesja shfaqet mbi një fole, ndërsa mban duart në barkun e saj, duke marrë pamjen e një nënë që po pret fëmijën e saj.

Këto fotografi, Elita ia ka besuar fotografit të njohur, Norik Uka.

Përndryshe, ajo dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar, në një dasmë të madhe me plot të ftuar në Prishtinë.

NDAJE:
Copyright © 2019 - RadioAlba. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren.
por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Radios (RadioAlba).