Aktuale Eliza Hoxha vjen e veçantë në klipin e ri “Peng”
15:58 / 28 Janar 2019

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, iu rikthye konkurrimit në festival pas një kohe relativisht të gjatë, duke u prezantuar në festivalin e Këngës në RTSh, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

“Peng” mbante titullin kënga e saj, e cila ishte një baladë e realizuar me muzikë dhe tekst nga vet ajo.

Ndërkohë orkestrimi i është besuar kompozitorit të mirënjohur nga Shqipëria, Adi Hila.

Së fundmi, ajo vendosi që këtë këngë ta vizualizojë edhe me një klip tejet të veçantë, i sjell një atmosferë të bukur dimërore.

Regjisor i klipit është Blerdi Malushi, teksa në klip, Eliza ka sjell një performancë mjaft interesante, duke u shfaqur plot stil në dëborë.

Eliza përndryshe është shumë e angazhuar në profesionin e saj si arkitekte, por që asnjëherë anash nuk e lë as muzikën.

NDAJE:
Copyright © 2019 - RadioAlba. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren.
por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Radios (RadioAlba).