Enca sjell një pjesë të këngë së re
15:52 / 28 Janar 2019

Enca Haxhia ka qenë shumë e përfolur gjatë vitit që lamë pas në saje të linjave trupore.

Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundi, ajo kishte bërë të ditur se është duke përgatitur një këngë të re, e cila shumë shpejt do të jetë në duart e fansave.

View this post on Instagram

Enca – Balad

A post shared by ENCA (@enca) on

Tashmë biondina ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të shkurtër të këngës së re.

“Së shpejti. Sa prej jush po presin? Etiketoni miqtë tuaj”, ka shkruar ndër të tjerash Enca.

Ndërkohë, e veshur me një fustan të kaltër dhe një pjesë të qëndisur te pjesa e gjoksit, Enca duket se e ka menduar deri në detaje paraqitjen e saj për këtë video.

Ndryshe, ditë më parë u publikua në media edhe lista me pesë personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram, ku Enca ishte ajo e cila printe e para me afro dy milionë ndjekës.

NDAJE:
Copyright © 2019 - RadioAlba. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren.
por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Radios (RadioAlba).