Gold AG i solli dhuratë të veçantë Shyhrete Behlulit nga Medina
18:32 / 02 Shkurt 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli dhe reperi Gold AG kanë realizuar disa duete së bashku.

Këngët e tyre janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku, teksa dyshja duket se ruajnë një raport shumë miqësor mes vete.

Gold AG pak ditë më parë ishte për vizitë në vendin e shenjtë, në Medinë, teksa duket të jetë kujdesur që nga ky vend të sjellë edhe dhurata.

Një të tillë ia ka bërë edhe koleges së tij, këngëtares Shyhrete Behluli, e cila dhuratën në fjalë nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku ka treguar dhuratën e marrë nga Goldi, e cila mban edhe emrin e saj.

“Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, ka shkruar Behluli në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, “Dashnia e nanës”, “Motër e vëlla”, “Gurbetqari” mbajnë emrat tri duetet që Gold AG dhe Shyhrete behluli kanë sjellë për publikun.

NDAJE:
Copyright © 2019 - RadioAlba. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren.
por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Radios (RadioAlba).