Lyrical Son bëhet sërish baba
15:53 / 28 Janar 2019

Festim Arifi ka edhe një arsye që të jetë më i lumtur se kurrë më parë.

Këngëtari është bërë sërish prindër i një fëmije pasi bashkëshortja ka sjell në jetë edhe një vogëlushe.

Kështu ka bërë të ditur një burim i afërt me këngëtarin për Telegrafin, duke treguar se fëmija ka lind para dy ditëve.

“Po Festimi është bërë sërish prind. Gresa ka sjell në jetë një vajzë”, ka thënë burimi për portalin tonë.

Ai më tutje ka zbuluar se çifti ka vendosur ta pagëzojë ‘princeshën’ e tyre me emrin mjaft të këndshëm, Erika.

Ndërkohë, reperi i njohur më mirë si Lyrical Son sot feston edhe përvjetorin e 35 të lindjes, ku ka marrë shumë urime të përzemërta.

Ndryshe, dyshja janë edhe prindër të një vajze tjetër, e cila ka ardhur në jetë para tre vjetëve.

NDAJE:
Copyright © 2019 - RadioAlba. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren.
por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Radios (RadioAlba).