Morena merr vëmendjen me një pozë atraktive
15:55 / 28 Janar 2019

Nuk ka dyshim se Morena Taraku është një prej modeleve dhe këngëtareve më të bukura shqiptare.

Bukuroshja nga Kosova numëron mbi 834 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku kohë pas kohë publikon fotografi që nuk e lënë askënd indiferent.

E kaluara e saj – si “Miss Kosova 2010”, nga ku fitoi të drejtën për të marrë pjesë në “Miss Earth 2010″, si edhe përfaqësimi i Shqipërisë në “Miss World 2012” dhe marrja e titullit “Miss Liberty of the World 2012” – shpjegon faktin pse ajo merr aq shumë vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

🖤

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

Këtë fundjavë, Morena e ka publikuar një ‘selfie’, në të cilin shfaqet në një pozë shumë atraktive, ashtu që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Në bazë të përshkrimit të lokacionit, bukuroshja tregon se këtë fotografi e ka realizuar në Stamboll të Turqisë.

 

Morena gjithmonë tërheq vëmendjen me fotografitë që i ndan me fansat e saj, sidomos me imazhet e realizuara në fokusin e fotografit të njohur, Norik Uka.

Pos të qenit një modele dhe sipërmarrëse e suksesshme, bukuroshja e ka realizuar disa këngë të pëlqyera.

Karrierën si këngëtare, ajo e nisi në vitin 2013 në një bashkëpunim me këngëtarin Blero, ku së bashku publikuan këngën “My Love”, e cila ishte pëlqyer nga publiku.

Së fundmi, ajo ka sjellë duetin me Sabri Fejzullahun, “Dashni”, që është pëlqyer shumë nga fansat e dy këngëtarëve.

NDAJE:
Copyright © 2019 - RadioAlba. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren.
por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Radios (RadioAlba).